Maqedonia e Veriut me energjinë elektrike më të lirë në Evropë

22:50 | 29 Maj 2019

Familjet në Maqedoninë e Veriut, së bashku me serbët, kanë paguar energjinë elektrike më të lirë në Evropë në 2018, njoftoi Eurostat. Çmimi është 7.9 euro për 100 kilovat orë. Vetëm Serbia është më e lirë, ku kompania e energjisë elektrike është ende në pronësi të shtetit dhe çmimi është 7.1 euro për 100 kilovat orë. Energjia më e shtrenjtë paguhet nga familjet daneze dhe gjermane – 31.2 dhe 30 euro. Faturat e energjisë elektrike janë më të lira në Ballkan dhe pas Serbisë dhe Maqedonisë vijnë Turqia me 8.6, Shqipëria me 9.1, Bullgaria me 10.1 dhe Mali i Zi me 10.3 euro, përcjell FLAKA.

Maqedonia është një nga vendet e pakta që për një vit ka një rënie në këtë alternativë energjie, ndërsa në shumicën e vendeve të kontinentit është rritur krahasuar me vitin 2017. Rënia në Maqedoni ishte për minus tre për qind, dhe më shumë rine ka pasur në Letoni me 4.5 për qind.

Maqedonia nuk është shumë e lirë kur bëhet fjalë për energjinë elektrike në ekonomi dhe ndërtesa publike, sepse çmimi është 17.9 euro për 100 kilovat orë. Taksa mbi llogaritë në Maqedoni është 15% dhe më e ulët është vetëm në Maltë me 6%.

Nga ana tjetër, industria dhe ndërtesat publike në Maqedoni po paguajnë gazin më të shtrenjtë. Çmimi i vitit të kaluar ishte 13.8 euro për 100 kilovat orë energji, edhe mbi mesataren evropiane prej 6.7 euro.

As te amvisërit situata nuk është më e mirë. Këtu çmimi është 6.1 euro, por është ende nën mesataren evropiane prej 6.7 euro.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara