Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria mund të marrin presidencën e Procesit të Berlinit

16:57 | 20 Qershor 2019

Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut ka mundësi që të marrin kryesim të përbashkët të Procesit të Berlinit vitin e ardhshëm, njoftoi ministrja e Jashtme polake Jacek Çeputoviç, njoftoi “Radioja Kombëtare Bullgare”.

Për momentin me Procesin e Berlinit kryeson Polonia, ndërsa e radhës duhet të caktohet në Samitin në Poznan në fillim të korrikut të këtij viti, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Çaputoviç, pavarësisht të anulimit për në tetor të fillimit të negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE, megjithatë është kategorike se vendi jonë ka perspektivë të qartë evropiane.

“Vlerësoj se duhet të qëndrojmë. Shumë jam e kënaqur, për mundësinë e marrjes së presidencës së Procesit të Berlinit nga Bullgaria së bashku me Maqedoninë e Veriut”, deklaroi shefja e diplomacisë së Polonisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara