Maqedoni, votohet Ligji për ndërprerjen e shtatzënisë

15:56 | 14 Mars 2019

Deputetët në kuadër të seancës së 91-të, sot votuan Ligjin për ndërprerje të shtatzënisë.

Sipas Ligjit të ri për ndërprerjen e shtatzënisë, shfuqizohet pritja treditore dhe pengesat tjera administrative për realizimin e abortit.

Me ndryshimet ligjore, gruaja do të mund të merr të dhëna të plota, objektive dhe të sakta në lidhje me mënyrën e realizimit të intervenimit.

Vendimin për abort sipas ligjit të ri, gruaja do të mund ta merr në mënyrë të vetëdijshme, pa ndikim dhe mbi bazë të informacioneve lidhur me intervenimin./Telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara