Maqedoni, sipas Draft-ligjit për subvencionimin e kontributeve, punëdhënësit do të subvencionohen nga 600 deri 6.000 denarë

10:33 | 11 Shtator 2019

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale publikoi Draft-ligjin për subvencionimin e kontributeve për rritjen e pagave, qëllimi i të cilit është nxitja e punëdhënësve të paguajnë pagë më të madhe për shkak të përmirësimit të standardit ekonomik.

Sipas këtij Draft-ligji, subvencionim të kontributeve mund të shfrytëzojë secili punëdhënës aktiv, përkatësisht secili person fizik i cili nuk është në falimentim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Subvencionimin e kontributeve nuk mund ta përdorin organet shtetërore, ndërsa sipas këtij ligjit punëdhënësi nuk paguan kontributet nëse punëtorit i jepet rritje page prej 600 deri 6.000 denarë dhe se ky ligj hyn në fuqi në tetor të këtij viti.

Nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut potencojnë se subvencionimi i kontributeve sociale do të ndikojë në ekonominë e përgjithshme.

Këto masa do të kontribuojnë në përmirësimin e punës, rritjen e cilësisë, rritjen e pagave me çka do të nxisë edhe rritje më të madhe ekonomike në vend.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara