Maqedoni, nuk ka ndryshime në qëndrimet për konvokim të Kuvendit

08:35 | 29 Prill 2020

Nuk ka mundësi për konvokimin e përbërjes së shpërndarë parlamentare. Parlamenti mund të kthehet vetëm pas zgjedhjeve të ardhshme.

Ky është qëndrimi i kryetarit të Parlamentit Talat Xhaferi, të cilin e shprehi para disa ditëve pas nismës të LSDM-së për thirrje të seancës urgjente që të konfirmohen vendimet për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për shkak pandemisë me Kovid 19 nga ana e presidentit të shtetit, i cili skadon më 17 maj.

Xhaferi në një deklaratë për TV21 ka folur mbi procedurën e konvokimit të ri të Kuvendit,Sipas tij, çdo mënyrë tjetër përveç pas zgjedhjeve për konvokim të Kuvendit është tentim për puç. Xhaferi ka deklaruar se është bërë presion mbi të për thirrje të sërishme të deputetëve dhe konvokimin e Kuvendit.

“Më 16 shkurt çdo deputet ka votuar për ndërprerje të mandatit. Pas zgjedhjeve të ardhshme do të mblidhet Kuvendi”, ka thënë Xhaferi.

Deputetët e LSDM-së do të respektojnë qëndrimin e kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi për moskonvokimin e seancës emergjente për të konfirmuar vendimet për gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të koronavirusit, por kërkojnë përgjigje të kërkesës së tyre, e cila është dorëzuar formalisht deri tek Kuvendi.

“Si më parë, ashtu edhe tani, do ta respektojmë plotësisht qëndrimin e kryetarit të Kuvendit, por ne konsiderojmë se si deputetë, të paktën që duhet të ndodhë, në fakt, meritojmë të marrim përgjigje nga kryetari i Kuvendit për kërkesën me shkrim që është dorëzuar formalisht, e jo për të marrë përgjigje përmes mediave”, deklaroi Snezhana Kalleska Vançeva, në një konferencën për shtyp.

Ndërsa kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski në konferencë për media, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, edhe një herë përsëriti se prioritet i tyre tani nuk janë zgjedhjet e parakohshme, por tejkalimi i gjendjes me virusin corona.

“Kjo përbërje e Parlamentit është e mëparshme dhe mandati i deputetëve ka përfunduar me shpërbërjen e tij. Ata e kthyen legjitimitetin prapa, te qytetarët. I vetmi që mund ta mbushë sallën e Kuvendit është populli. Nuk mundet as Zoran Zaevi, e as grupi i deputetëve të tentojnë ta shkelin Kushtetutën”, tha Mickoski.

Javën e kaluar, deputetët e LSDM-së të mbështetur nga nënshkrimet e homologëve të tyre nga PRSD, PLD, Aleanca për Shqiptarët, PDSH, Besa, Alternativa dhe deputetët nga grupi parlamentar i pavarur i OBRM-PDUKM paraqitën një kërkesë në Kuvend për të thirrur seancë emergjente që të konfirmohen vendimet për shpalljen e gjendjes të jashtëzakonshme për shkak të pandemisë me Covid-19 nga presidenti i shtetit.

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë të Veriut u shpërnda më 16 shkurt për shkak mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 12 prill, por ato u shtynë për shkak përhapjes së koronavrusit.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara