Maqedoni, dy pacientë lëshohen nga spitali

14:49 | 26 Mars 2020

Klinika Infektive e Shkupit informon se tashmë dy pacientë janë lëshuar për kurim shtëpiak, pasi në testet kontrolluese për Covid-19 kanë rezultuar negativ.

Dy pacientët që sot janë lëshuar për kurim shtëpiak janë në gjendje të mirë.Me këtë numri i personave të shëruar nga coronavirusi shkon në tre, ndërkohë po aq kanë ndërruar jetë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë sot informoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 24 raste të reja me coronavirus, ndërsa numri i përgjithshëm është 201.

Sipas vendbanimeve, gjithsej raste me Covid -19 deri më tani në vendin tonë janë regjistruar në: Shkup 123, Dibër 43, dy prej tyre kanë ndërruar jetë, Kumanovë 15, njëri ka ndërruar jetë, Shtip 8, Veles 3, Ohër 3, Kavadar 2, Prilep 2, Gostivar 1, Tetovë 1.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara