Mali i Zi rikthen Titon në kryeqytet me një statujë

19:50 | 19 Dhjetor 2018

Mali i Zi përuroi sot një statujë të ish-liderit të Jugosllavisë, Josip Broz Tito në Podgoricë, duke u dalluar në raport me shtetet fqinje që po heqin pllakata dhe monumente në emër të tij që nga rrëzimi i Shtetit komunist në vitet 1990.

”Kjo është një shenjë respekti për kontributin e madh për vendin tonë të këtij personaliteti me peshë në Historinë botërore”, deklaroi kryebashkiaku i qytetit, ish-Titogradi (qyteti i Titos), Ivan Vukoviç, në një ceremoni ku u shpalosën dy himnet ai malazez dhe jugosllav.

“Monumenti përkujton antifashizmin. Ai u ideua dhe më pas u ndërtua pa ndjenjën e nostalgjisë për Jugosllavinë dhe pa asnjë formë adhurimi”, shtoi ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara