Mali i Zi i falë NATO-s tokë me vlerë 15 milionë euro

17:09 | 16 Prill 2019

Këtë terren e kanë vizituar ministri i mbrojtjes Predrag Boshkoviq dhe shefi i Shtatmadhorisë së Malit të Zi Dragutin Dakiq. Këshilli Suprem i Mbrojtjes ka vendosur që në Andrijevicë të formohet njësiti organizativ i Ushtrisë së Malit të Zi.

Bëhet fjalë për njësitin elitë të këmbësorisë i cili duhet t’i plotësojë standardet e përcaktuara të NATO-s, ka thënë ministri. Është precizuar se njësiti duhet të formohet deri në vitin 2020, dhe deri atëherë duhet të fillojë ndërtimi i objektit.

Pronarët e ngastrave, me dëmshpërblim, do t’i japin pronat e tyre për ndërtim të kazermës, shkruan gazeta malaziase Vijesti.

Në Andrijevicë nuk e shikojnë të gjithë me simpati ardhjen e NATO-s në këtë rajon, ku kjo aleancë gjatë bombardimeve të vitit 1999 ka vrarë gjashtë njerëz.

Shpërndaje në rrjete sociale