LSDM: U paraqit anti-perëndimor Gruevski

21:41 | 10 Janar 2019

LSDM nëpërmjet një kumtese reagon ndaj statusit të publikuar të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski.

“U paraqit agjenti anti-perëndimor Nikolla Gruevski, ju dha komandë ushtarëve të tij, Mickoski dhe Baçev kundër Maqedonisë”, thonë nga LSDM duke shtuar se Nikolla Gruevski, i cili sipas tyre është shef i Mickoskit, Baçevit dhe Ivanovit jep urdhra nëpër rrjeteve sociale për ta dëmtuar përparimin dhe përafrimin e Maqedonisë drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas LSDM-së, nuk kanë mbetur njerëz që dëgjojnë komandat anti-maqedonase të Gruevskit dhe se komandanti i dhunës së 27 prillit më kot po përpiqet për shkak se që moti për qytetarët ai është tregimi përfunduar.

“Nuk ka pasur të keqe më të madhe për Maqedoninë dhe qytetarëve të saj se sa Nikolla Gruevskit dhe qeverisja e tij kriminale. Këtë qytetarët shumë mirë e dinë”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Në fund të njoftimit të kësaj partie thuhet se Maqedonia do të jetë anëtare e BE-së dhe NATO-s ndërsa krimineli i dënuar Nikolla Gruevski nuk do të ikë nga drejtësia dhe se do ta mbajë dënimin për të gjitha të këqijat që i bëri Maqedonisë./Telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara