LSDM: OBRM-PDUKM duhet t’u mundësojë institucioneve ta kryejnë hetimin

21:26 | 16 Shtator 2020

Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se “nuk ka fushatë të OBRM-PDUKM-së që nuk është kontestuese, në vend të trysnive, partia opozitare t’u mundësojë institucioneve ta kryejnë hetimin”.

“OBRM-PDUKM vazhdimisht ka problem kur duhet të punohet sipas ligjeve në fuqi, dhe kjo shihet se edhe gjatë fushatës zgjedhore. Thuajse nuk ka fushatë zgjedhore të OBRM-PDUKM-së që nuk është kontestuese si nga aspekti ligjor ashtu edhe në aspektin etik”, thonë nga LSDM, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, OBRM-PDUKM është parti që është dëshmuar se i shpërdoron paratë kur është në pushtet, por, sipas LSDM-së, edhe kur është në opozitë, përmes financimit të partive politike nga buxheti.

“Partia e joreformuar është e fundit e cila duhet të flasë për mediat, për shkak se pikërisht ajo parti për 11 vite mbyllte media, arrestonte dhe paraburgoste gazetarë, ndërsa shteti ishte në fund për nga liria e mediave. Më kot është dyfytyrësia e mediave nga pallati i bardhë dhe trysnitë ndaj prokurorisë. OBRM-PDUKM duhet t’i lëj institucionet ta kryejnë hetimin për reklamimin zgjedhor dhe ta presin rezultatin e hetimit”, thonë nga LSDM.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara