LSDM: Mizrahi po i zbaton urdhrat e Gruevskit dhe Mickoskit kundër BE-së dhe NATO-s

16:12 | 9 Shkurt 2020

Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se “qytetarët me vepra po e shohin kthimin prapa që me vite e fol ekzekutuesi i Nikolla Gruevskit dhe mbrojtësi i krimit të tij, Hristijan Mickoskit”.

Sipas tyre, kjo është kthim në regjim, izol, marrëdhëniet jo të mira me fqinjët, bllokime dhe larg nga Bashkimi Evropian dhe NATO, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Ajo që e dëgjon Mickoskit dhe kuadri i Nikolla Gruevskit, ministrja në qeverinë teknike, Rashela Mizrahi, e shkeli Kushtetutën dhe Marrëveshjen e Prespës”, thon nga LSDM.

Ata shtojnë se me një veprim të tillë përveç që shkelet Marrëveshja e Prespës në mënyrë të drejtpërdrejtë rrezikon anëtarësimin në NATO dhe BE por edhe marrëdhëniet me Greqinë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara