LSDM: Mickoski mbron krimin

13:42 | 12 Shtator 2019

Zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov nëpërmjet një konference për shtyp tha se “OBRM-PDUKM dhe Hristijan Mickoski po mbrojnë krimin e regjimit”.

Kostadinov tha se kreu i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski pranoi se OBRM-PDUKM ka materiale nga aktivitetet paraahetimore, përkatësisht përgjime ilegale, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Manipulimi me dokumente të tilla rrezikon hetimin dhe gjithë procesin për rastin ‘Haraçi”, thotë Kostadinov duke akuzuar partinë opozitare maqedonase se po jep materiale me qëllim që të ndikojë në hetim.

Sipas Kostadinov, tashmë Mickoski ka treguar qëllimet e tij dhe këto janë të punojë kundër shtetit të së drejtës, të pengojë proceset e nisjes së bisedimeve me BE-në.

Kostadinov gjithashtu sqaroi se me marrjen e lëndëve të Prokurorisë Publike, në mënyrë të plotë është siguruar e ardhmja e rasteve të PSP-së dhe të gjithë lëndët dhe hetimet do të vazhdojë në Prokurorinë Publike.

“OBRM-PDUKM është dëmi më i madh për Maqedoninë e Veriut në rrugën drejt drejtësisë dhe BE-së”, tha mes tjerash Kostadinov.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara