LSDM: Mickoski dhe Milloshoski luftojnë për ta shpëtuar krimin e regjimit

10:10 | 11 Shtator 2019

Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese për media ka njoftuar për takimin e mbrëmshëm mes Zaevit dhe Mickoskit, për ligjin e ri për Prokurorinë Publike.

Nga LSDM thonë se Mickoski në takimin e mbrëmshëm ka tentuar ta mbrojë krimin e regjimit, duke kërkuar që lëndët e PSP-së të ndërpriten, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Ekipi i LSDM-së ka ofruar prokurori të re, e cila do të ndjek korrupsionin e lartë për gjithë rastet e reja, që të garantohet shteti i së drejtës, por kjo nuk ju interesonte atyre, pasi thjesht kërkojnë ikje nga ligji për të gjithë të akuzuarit e strukturës së regjimit të tyre”.

“Propozimi ishte që udhëheqësin e institucionit të ri prokuror ta propozojë opozita, por edhe kjo u refuzua nga OBRM-PDUKM-ja. Gruevski së pari e zgjodhi Mickoski me detyrën e vetme që ta mbrojë deri në fund, tani nga Budapesti i jep urdhra”, thonë nga LSDM.

Ata shtojnë se Mickoski dhe OBRM-PDUKM-ja do të përgjigjen para qytetarëve për rrezikimin e drejtësisë dhe rrugën evropiane të vendit./Telegrafi/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara