LSDM: Me Ligjin e ri për PP, mundësohet epilog gjyqësor për të gjitha lëndët e PSP-së

11:05 | 20 Shkurt 2020

Partia maqedonase në pushtet LSDM, nëpërmjet një kumtese për media thekson se me Ligjin e ri për Prokurorinë Publike do të mundësohet epilog gjyqësor për të gjitha lëndët e nisura nga PSP-ja.

Nga LSDM thonë se është e qartë se pse OBRM-PDUKM-ja e ka kundërshtuar këtë ligj, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“LSDM i ka siguruar të gjitha kushtet për epilog të shpejtë dhe efikas. Tani në radhë është sistemi juridik, i cili duhet ta harrojë regjimin 11 vjeçar kur funksiononte nën kërcënime, paraburgime të urdhëruara dhe aktgjykime me telefon”, thonë nga LSDM.

Ata ju bëjnë thirrje institucioneve që t’i zbatojnë ligjet janë miratuar gjatë dy viteve të fundit.

Lajmet më të lexuara