Lëndët e PSP-së po anulohen për shkak të bartjes së lëndëve në Prokurorinë Publike

11:05 | 13 Shtator 2019

Prokurorja e PSP-së, Lile Stefanova kërkoi anulimin e procesit gjyqësor duke përmendur letrën e kryeprokurores speciale, Katica Janeva, në të cilën thuhet se të gjitha lëndët e PSP-së duhet të dorëzohen në Prokurorinë e rregullt.

“Duke marrë parasysh këtë, por edhe për momentin në PSP ka komision nga Prokuroria Publike për dorëzimin e lëndëve, propozoj anulim të gjykimit”, tha Stefanova, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në ndërkohë, është anuluar edhe seaca e sotme për lëndën ‘Titanik 3’, me kërkesë të PSP-së.

Sot u anulua edhe seanca për rastin ‘Torutra’ kundër ish kreut të DSK-së, Sasho Mijallkov dhe pjesëtarëve të njësisë Alfa.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara