Kurz: Maqedonia tani ka mundësi për anëtarësim në BE

18:25 | 13 Qershorë 2018

Maqedonia ka mundësi të kyçet në BE, pasi që dje Shkupi dhe Athina arriten marrëveshje për çështjen e emrit të Maqedonisë, deklaroi sot në Berlin kancelari austriak, Sebastian Kurz.

Kurz theksoi se shihet perspektivë e qartë për tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe Maqedoninë si anëtare e BE-së.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin gjerman për Punë të Brendshme, Jorst Seehofer, Kurz shtoi se Vjena uron Shkupin dhe Athinën për zgjidhjen e kontestit të emrit dhe shpreson se ky hap do të kontribuojë në afrimin e mëtejmë mes Ballkanit Perëndimor dhe BE-së./telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale