Kryeministrat e Grupit të Vishegradit i bënë thirrje BE-së të japë vendim pozitiv për Maqedoninë dhe Shqipërinë

15:14 | 12 Shtator 2019

Kryeministrat e shteteve të Grupit të Vishegradit në takimin e sotëm në Pragë me kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Zaev miratuan Deklaratën e Grupit të Vishegradit për Ballkanin Perëndimor.

Siç njoftojnë nga shërbimi qeveritar për shtyp, liderët e Grupit të Vishegradit në Deklaratë e vërtetojnë përkrahjen e tyre për hyrjen e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Në tekstin e Deklaratës theksohet se politika e zgjerimit të Bashkimit Evropian është mjet i rëndësishëm dhe vlerë e paçmuar për arritjen e sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit në Ballkanin Perëndimor: nga atje, ekzistimi i politikës kredibile për zgjerim paraqet investim strategjik për sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e Bashkimit Evropian. Në këtë dokument të Grupit të Vishegradit theksohet se hyrja është dhe do të mbetet proces i meritave që varret nga avancimi i arritur, dhe ju bëhet thirrje palëve në BE, ta përforcojë impulsin pozitiv dhe energjinë që doli në avancimi në reformat dhe nga hyrja në fuqi e Marrëveshjes historike të Prepsës, përmes hapjes së bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë”, njoftojnë nga shërbimi qeveritar për shtyp.

Deklarata e Grupit të Vishegradit thekson se nisja e bisedimeve në tetor të këtij viti jo vetëm që do të mundësojë dy shtetet të përkushtohen edhe më shumë tek reformat e nevojshme, por do të shërbejë edhe si inkurajim për gjithë rajonin dhe garanci se Bashkimi Evropian do të vazhdojë të ketë rol udhëheqësor në transformimin pozitiv të rajonit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara