Kroacia përkrah integrimin euroatlantik të Maqedonisë

22:51 | 21 Nëntor 2017

“Jemi të gatshëm të ndihmojmë përmes këshillave tona që të zbatojnë reformat, të forcojnë stabilitetin dhe të ofrojmë ndihmën tonë në procesin e integrimit të Maqedonisë në NATO”, tha Krstiçeviq

Nënkryetari i Qeverisë së Kroacisë, njëherësh ministër i Mbrojtjes, Damir Krstiçeviq, ka priitur në një takim në Zagreb, zëvëndës kryeministren e Maqedonisë, Radmilla Shekerinska, e cila njëherit mban edhe postin e mistres së Mbrojtjes, e cila po qëndron për një vizitë zyrtare në Kroaci, raporton Anadolu Agency (AA).

Tema e takimit të sotëm mes dy zyrtarëve të lartë shtetërorë Krstiçeviq dhe Shekerinska, ka qenë sfidat e sigurisë në Evropën Juglindore si dhe këmbimi i përvojave dhe informacioneve në drejtim të ballafaqimit sa më të mirë me ato sfida.

“Kroacia mbetet në gatishmërinë e saj për të mbështetur aspiratat euroatlantike të Maqedonisë. Jemi të gatshëm të ndihmojmë përmes këshillave tona që të zbatojnë reformat, të forcojnë stabilitetin dhe të ofrojmë ndohmën tonë në procesin e integrimit të Maqedonisë në NATO”, tha Krstiçeviq.

Ministrja Shekerinska ka falënderuar për ndihmën kroate për të theksuar se gjatë qëndrimit të saj të sotëm në Zagreb është dakorduar një bashkëpunim përmes të cilit Maqedonia do të shfrytëzojë përvojën kroate në përgatitjen e dokumenteve strategjike.

Shekerinska shtoi se qeveritë e të dyja vendeve kanë synime të njëjta për vitin e ardhshëm, që janë ndarja e më shumë financave për Mbrojtjen, dhe krijimin e kushteve më të mira për ushtarët.

“Republika e Maqedonisë doli nga një krizë e thellë politike, por zgjedhjet e fundit dëshmuan se kemi dalë akoma më të fortë dhe më të përkushtuar për qëllimet tona strategjike që rajoni të mbetet stabil dhe prosperues përmes anëtarësimit të atyrë që dëshirojnë në NATO dhe BE”, tha Shekerinska.

Dy ministrat theksuan se vendet e tyre kanë një bashkëpunim të shkëlqyer në fushën e Mbrojtjes, dhe meqë ushtarët e Kroacisë janë të pajisur plotësisht me prodhime ushtarake kroate, është shqyrtuar mundësia e një bashkëpunimi, për çka përfaqësuesit e industrisë së Mbrojtjes së Kroacisë në fillim të vitit të ardhshëm do të vizitojnë Maqedoninë për të prezantuar produktet kroate.

Maqedonia e gatshme për kompromis me Greqinë

E pyetur nga gazetarët nëse vallë Maqedonia është e gatshme për kompromis lidhur me çështjen e emrit me Greqinë, që lidhet me anëtarësimin e vendit në NATO, Shekerinska deklaroi: “Maqedonia tashmë një kohë të gjatë negocion për këtë çështje, dhe të gjithë e kanë të qartë se secila zgjidhje reflekton kompromis nga të dyja palët”.

Ajo tha më tej se mungesa e rezultateve në bisedimet e deritanishme kanë bërë që Maqedonia të humb hapin, në veçanti anëtarësimin në NATO. “Dërguam mesazh të qartë për opinionin tonë, atë evropian dhe grek, se dëshirojmë që ky problem të zgjidhet. Nuk do të përdorim problemin për qëllime të brendshme”, tha Shekerinska, e cila shtoi se është akoma herët për zgjidhjet e mundshme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara