Kostadinov është optimist se do të sigurohen 80 deputetë për miratimin e Ligjit për PP-në

14:10 | 15 Shkurt 2020

Deputeti dhe zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov, para vazhdimit të seancës për të shqyrtuar Ligjin për Këshillin e Prokurorëve Publikë, u bëri thirrje deputetëve nga të gjitha grupet parlamentare që të votojnë Ligjin për Prokurorinë Publike.

“Ligji për PP është themeli i drejtësisë së vërtetë, drejtësisë jo selektive dhe drejtësisë që garanton përgjegjësi për këdo që shkel ligjin. LSDM dhe deputetë e koalicionit janë në anën e drejtësisë, ndërsa nga ana tjetër është përmbaruesi Mickoski i cili me urdhër të shefit të tij Gruevski është duke u përpjekur të pengojë drejtësinë. Misioni i Mickoski nuk do të arrijë të shpëtojë Nikolla Gruevskin dhe banditët e OBRM-PDUKM-së nga përgjegjësia”, tha Kostadinov.

Deputeti bëri thirrje që deputetët të jenë përgjegjës, të vendosën nga ana e drejtësisë dhe të miratojnë Ligjin për Prokurorinë Publike, i cili, siç tha ai, qëndron prapa Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.

Ai tha se është optimist që do të sigurohen 80 deputetë që do të qëndrojnë prapa drejtësisë./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara