Komuna e Negotinës i anulon vendimet për ndërtimin e deponive për mbeturina industriale

23:06 | 24 Janar 2020

Këshilli i Komunës së Negotinës miratoi njëzëri vendimin për anulimin e vendimeve në lidhje me planin urbanistik dhe pëlqimin për ndërtimin e deponisë për mbeturina inerte industriale. Bëhet fjalë për vendime të vitit 2009 dhe 2019.

Në seancë u tha se kryetari i komunës dhe i këshillit e respektojnë vullnetin e qytetarëve dhe iniciativën kundër deponisë, të cilën e ngriti shoqata “Ekovita”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në seancë gjithashtu u tha se vendimet tani janë anuluar, për të shmangur dëmet ligjore dhe financiare dhe pasojat për komunën.

Debati për çështjen që u vendos në rendin e ditës para fillimit të seancës zgjati rreth tre orë.

Ndërsa rreth nismës së “Ekovita” për referendum, u njoftua se do të vendoset në rend dite në seancën e ardhshme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara