Këshilli Gjyqësor nesër do të zgjedh kryetarin e ri të Gjykatës së Apelit

19:26 | 13 Mars 2018

Këshilli Gjyqësor nesër do të zgjedh udhëheqësin e Gjykatës së Apelit, në vend të kryetares së tanishme, Liljana Ivanovska-Shopova, e cila është para pensionimit.

Në konkurs janë paraqitur 11 kandidatë, nga Gjykata e Apelit, Gjykata Themelore Shkupi 1, Gjykata Administrative dhe Gjykata e Kavaradit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Jozyrtarisht mësohet se një nga kryetaret e ardhshme të Gjykatës së Apelit mund të jetë gjykatësja, Dobrila Kacarska, e cila gjykon disa lëndë të PSP-së.

Në seancën e nesërme anëtart e Këshilli Gjyqësor do ta rishikojnë edhe raportin për sistemin AKMIS, të cilin e ka dorëzuar Ministria e Drejtësisë për keqpërdorime gjatë shpërndarjes së lëndëve të PSP-së tek gjykatësit.

Shpërndaje në rrjete sociale