Katica Janeva shkon në arrest shtëpiak

15:55 | 19 Nëntor 2019

Katica Janeva shkon në arrest shtëpiak. Kështu vendosi sot Gjykata e Apelit, pas ankesës së ish-prokurores speciale.

Përndryshe më herët ajo ofroi garanci tri banesa, por Gjykata Penale e refuzoi atë. Tani Janeva shkon në arrest shtëpiak por pa garancinë.

Ajo është në paraburgim në “Shuto Orizare” prej 21 gushtit të këtij viti kur u arrestua si e dyshuar në rastin “Haraçi”./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara