Kapen 61 emigrantë në autostradën Negotinë-Shkup

19:22 | 23 Korrik 2019

Policia mbrëmë në autostradën Negotinë-Shkup ka kapur 61 emigrantë në një kamion me tabela të Shkupit.

Siç njoftuan sot nga Ministria e Punëve të Brendshme, dje rreth orës 19:20 është denoncuar se në autostradën Negotinë-Shkup, është vërejtur se nga kamioni me tabela të Shkupit kanë qenë 61 emigrantë (45 nga Pakistani, nëntë nga Afganistani, gjashtë nga Bangladeshi dhe një nga India), njofton Telegrafi Maqedoni.

Për këtë ngjarje është njoftuar prokurori Publik, ndërsa emigrantët janë bartur në Qendrën në Gjevgjeli dhe në Shkup.

Po ndërmerren të gjitha masat për gjetjen e vozitësit dhe zbardhjen e plotë të rastit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara