Janushev premton rritje të pensioneve dhe pagave

17:14 | 9 Shkurt 2020

Sekretari i Përgjithshëm i OBRM-PDUKM-së, Igor Janushev sot vizitoi disa vende në kuadër të fushatës ‘Rindërtimi i Maqedonisë’, tha se edhe më tej do të vazhdohet me këtë fushatë.

“Biseduam me qytetarët, i dëgjojmë problemet e tyre, por edhe e shohim kërkesat e popullit. Nuk do të ndalemi me kë deri më 12 prill”, tha Janushev, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Rindërtimi i shtetit, sipas Janushev, po vjen dhe pensionet gjatë mandatit katër vjeçar do të rriten për 20% ndërsa paga mesatare për 25%.

“Të githa masat tjera që i planifikojmë përmes zvogëlimit të tatimeve dhe krijimit të kushteve për rritje ekonomike dhe me këtë sigurojmë jetë më të mirë për qytetarët e Maqedonisë”, tha Janushev.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara