Jankulloska I kundërpërgjigjet Gruevskit

22:46 | 10 Janar 2019

 Ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska nëpërmjet një statusi të publikuar në rrjetin social “Facebook” reagon ndaj ish-kryeministrit Nikolla Gruevskit.

Janulloska shkruan se “kur je larg nga problemet, me 80 kilometra larg Maqedonisë është e lehtë që në rrjetet sociale të tregosh se çfarë është e lehtë dhe çfarë s’është, duke u amnistuar nga të gjitha vendimet problematike për të cilat gjithmonë përgjegjës është dikush tjetër dhe duke injoruar realitetin se Maqedonia është pikërisht atje ku është sot, për shkak të mundësive të humbura në të kaluarën”, njofton Telegrafi Maqedoni.

Jankulloska njihet si një nga bashkëpunëtorët e ish-kryeministrit Gruevskit ku edhe së bashku janë të akuzuar në disa lëndë të Prokurorisë Speciale Publike por me arratisjen e Gruevskit, Jankulloska reagoi ashpër ndaj këtij veprimi./Telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale