Janeva mbetet në Shutkë, i caktohen plus 30 ditë paraburgim

15:32 | 18 Shtator 2019

“Këshilli penal pranë Gjykatës penale në Shkup, duke vepruar në bazë të propozimit të Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit për vazhdimin e masës së paraburgimit, të përcaktuar me vendim të gjykatësit të procedurës paraprake më 21.09.2019, pas shqyrtimit dhe vlerësimit të propozimit, ka sjellë vendim me çka e miraton propozimin dhe i vazhdon masën e paraburgimit Katica Janevës edhe për 30 ditë”, thuhet në njoftimin e Këshillit Penal.

Ndërkohë sa i përket kërkesë së mbrojtjes që Katica Janevës t’i hiqet masa e paraburgimit dhe t’i shqiptohen masa të kujdesit me garanci të ofruar deri te gjykatësi i gjykatës paraprake, kërkesa është dërguar për mendim tek prokurori publik kompetent, dhe pas vendimit të gjykatës, palët dhe opinioni do të njoftohen plotësisht./alsat

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara