Izetbegoviq u bën thirrje serbëve të ndalin fyerjet ndaj viktimave të gjenocidit në Srebrenicë

15:57 | 11 Korrik 2018

Potoçari, 11 korrik – Politikanët e Republikës Serbe duhet të ndalin fyrjen që po ua bëjnë viktimave të gjenocidit në Srebrenicë dhe të mendojnë çfarë mesazhesh u dërgojnë të rin jve. Kështu deklaroi sot në Potoçai, kryesuesi i Presidencës së Bosnjës e Hercegovinës, Bakir Izetbegoviq, raportojnë mediat e atjeshme.

Po merrte pjesë në komemoracionin dhe varrimin e 35 viktimave të gjenocidit serb në Srebrenicë, para se të udhëtonte për në Bruksel në samitin e NATO-s, njofton Klix.ba.

Ai deklaroi se numri i viktimave që po varrosen sa vjen e zvogëlohet, por numri i atyre që i nderojnë ata në Potoçare dhe në botë është gjithnjë e më i madh.

“Serbët e boshnjakët me qindra vite jetojnë bashkë dhe do të vazhdojnë të jetojnë bashkë, por vetëm me të vërtetën mund të arrihet pajtimit”, ka thënë Izetbegoviq, transmeton Koha.net.

Duke mohuar gjenocidin dhe duke shpërblyer kriminelët e luftës nuk mund të arrihet pajtimi i vërtetë, tha ai.

“Boshnjakët u masakruan para 23 vjetësh, ndërsa ata që e mohojnë gjenocidin vuajnë çdo ditë”, tha kryetari i Partisë Leberal-demokratike, Çedomir Jovanoviq, i cili mori pjesë në komemoracionin e viktimave të gjenocidit serb në Srebrenicë.