Ivanov nuk do ta pranoj erga omnes

17:33 | 30 Maj 2018

Për kryetarin Gjorge Ivanov nuk është e pranueshme zgjidhja për emrin erga omnes, deklarojnë sot nga zyra e kryetarit të Republikës së Maqedonisë, njofton AIM,

Pozita e kryetari Ivanov është parimore, ndërsa në të njëjtën kohë është në përputhje me pikëpamjet e të gjithë kryetarëve të mëparshëm të Republikës së Maqedonisë. Ky qëndrim është se kryetari Ivanov nuk pranon një zgjidhje për çështjen e emrit për përdorim të përgjithshëm ose erga omnes”, thuhet në deklaratën nga zyra e kryetarit Ivanov.

Nga atje informojnë se shefi i shtetit gjatë ditës së nesërme do të takohet me ministrin për Punë të Jashtme, Nikolla Dimitrov.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara