Iohannis: Rumunia e përkrahë ftesën e NATO-s për Maqedoninë

18:58 | 11 Korrik 2018

Kryetari i Rumunisë, Klaus Iohannis tha se NATO duhet të vazhdojë me politikën “Dyer të hapura” dhe shtoi se Rumunia do të përkrahë vendimin që Republika e Maqedonisë të ftohet të fillojë me bisedimet për anëtarësim me NATO-n.

“Duhet të vazhdojmë me politikën e dyerve të hapira. Rumunia plotësisht e përkrah vendimin që t’i jepet Maqedonisë Veriore ftesa për anëtarësim”, theksoi Kryetari i Rumunisë Klaus Iohannis, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai shtoi se është e domosdoshme qasja “qasja e unifikimit dhe planifikimi i mbrojtjes të krahut të lindjes”.Në samit merr pjesë një delegacion qeveritar i udhëhequr nga kryeministri Zoran Zaev, i cili në Bruksel. Maqedonia sipas do të jetë pjesë e Aleancës NATO, vetëm pas zbatimit të plotë të marrëveshjes me Greqinë.

Shpërndaje në rrjete sociale