Inspektorati kërkon gjobë deri në 100 mijë euro për minierën “Sasa”

20:30 | 15 Shtator 2020

Inspektorati Shtetëror i Mjedisit kërkon gjobë deri në 100 mijë euro për minierën “Sasa”, pasi dje për një orë e gjysmë derdheshin mbeturina në ujërat e lumit Kameniçka, në Makedonska Kamenicë.

Sidoqoftë, shumën e gjobës do ta përcaktojë Komisioni i Ankesave në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, njoftuan nga Ministria.

Hetimi i inspektoratit shtetëror të minierave duhet të tregojë pse mbetjet e mbeturinave u derdhën në ujërat e lumit Kameniçka, nga miniera “Sasa”.

Lajmet më të lexuara