Infektohet me Covid-19 një mësuese në Veles

18:57 | 16 Shtator 2020

Një mësuese nga një shkollë fillore në Veles, është pozitive për Covid-19, ndërsa ka dhënë të gjitha kontaktet e saj dhe të njëjtit janë futur në izolim.

Rezultati i mësuesit nga shkolla fillore “Vasil Glavinov” arriti dje në Qendrën për Shëndet Publik Veles.

Dje u raportua rasti i parë i një fëmije të infektuar me Covid-19 i cili shkonte në çerdhen “13 Nëntori” në komunën e Qendër në Shkup. Prindërit pranuan testin pozitiv dje, ndërsa në çerdhen e fëmijëve sipas protokolleve u bë mbikëqyrje epidemiologjike. Grupi ku ishte i pranishëm fëmija është futur në izolim.

Në ditët e kaluara, u regjistruan tre raste të punonjësve të infektuar në çerdhe

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara