Hematologjia e Shkupit mohon të jetë hetuar nga Policia financiare

10:08 | 11 Maj 2018

Klinika universitare për hematologji, në Shkup, demanton lajmet për gjoja hetime të Policisë Financiare në këtë klinikë.

Sipas tyre, nuk ka hetime për import paralel të ilaçit “Mabtera”, dhe se janë ta gabueshme akuzat e plasuara në media.

Klinika thotë se Policia nuk është futur në klinikën e tyre, dhe se nuk e kanë be një ilaç të tillë, dhe se i njëjti është siguruar përmes procedurës së rregullt të tënderimit ndërkombëtar.

Ilaçi importohet sipas importit paralel dhe shpërndahet në rregull dhe me dokumentacion e leje të Malmed, sipas kërkesave ligjore./telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara