Gruevski paralajmëron mbështetje për integrimet evropiane

21:11 | 20 Qershorë 2017

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, sot realizoi takim me ambasadorin e BE-së në Shkup, Samuel Zhbogar.

Nga OBRM-PDUKM njoftojnë se, Gruevski i ka premtuar numrit një të BE-së se partia që ai drejton do të ketë rol aktiv në procesin e integrimit evropian, që do të mbështesë reformat e mëtejshme që janë të rëndësishme për anëtarësim në BE, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Gruevski ka thënë se anëtarësimi në BE është një interes strategjik për vendin dhe për përmbushjen e kritereve të larta të nevojshme për të çuar përpara procesin e integrimit. Ai vuri në dukje se shteti ka ngecur një kohë të gjatë nga proceset evropiane”, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM-së.

Ai në takim ka thënë se Zoran Zaevi nuk duhet që të aplikojë politika që i dëmtojnë qytetarët e vendit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara