Gruevksi për ndryshimet kushtetuese: Sot është nata e funsit që deputetët të mendohen

21:19 | 10 Janar 2019

Për deputet e shumicës, kjo nuk do te jete natë gjumi. Nata e sotme ehte mundësia e fundit për tu menduar dhe për te ndërruar mendim me vendosjen e interesit kombëtar para atij partiak ose atij personal. E di se nuk e keni te lehte… te paktën unë e di këtë, shkroi ish-kryeministri Nikolla Gruveski ne “Facebook”.

Gruevski shkruan se sonte janë orët e fundit nga ndryshimi i Kushtetutës për shkak të marrëveshjes së Prespës dhe ndryshimit të emrit, historisë dhe identiteti ndërsa Greqia sigurisht nuk do ta lëshojë këtë mundësi historike të arrijë marrëveshje që është triumf për atë dhe katastrofë kombëtare për Maqedoninë,  njofton Telegrafi Maqedoni.

“Shumica e popullit nuk pajtohet me këtë marrëveshje, që u pa edhe nga rezultati i referendumit. Por Qeveria kukull është e vendosur të shkojë kundër vullnetit të saj, me çdo çmim dhe të burgos secilin apo likuidojë secilin që do t’ia pengojë rrugë. Populli del dhe proteston, por tani vendimi është në duart e deputetëve”, shkruan Gruevski.

Ish-kryeministri i Maqedonisë, Gruevski i porosit deputetët e Kuvendit të Maqedonisë se e gjithë lufta 140 vjeçare e popullit maqedonas është në duart e tyre dhe se e gjithë kjo varet vetëm nga ato./Telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara