Gjysmë milion euro për mirëmbajtjen e fontanave të projektit “Shkupi 2014”

19:02 | 20 Qershor 2019

Për fontanat e projektit “Shkupi 2014” do të ndahen rreth 580.000 euro.

Prokurimin publik ka zbatuar ndërmarrja publike “Ujësjellësi dhe kanalizimet” ndërsa punët do ta zbatojë firma “Hidrotek” nga Shkupi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Data e arritjes së kësaj marrëveshje është 13 qershor, përkatësisht të enjten e kaluar. Sipas tenderit, shtatë objekte të fontanave do të mirëmbahen.

Në marrëveshje është përfshirë edhe vendosja e materialeve të nevojshme që duhet të vendosen, pajisjet dhe intervenimet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara