Gjykimi i Gruevskit dhe të tjerëve shtyhet për më 18 dhjetor

10:43 | 6 Dhjetorë 2017

Gjykimi për ish-funksionarët shtetëror Nikolla Gruevski, Mile Janakieski, Vlladimir Peshevski, Ljupço Georgievski, është shtyrë për më 18 dhjetor të këtij viti, përcjell telegrafi maqedoni.

Ata janë të akuzuar në lëndën ”Trajektorja” të PSP-së për keqpërdorim të mbi 150 mijë euro. Të akuzuarit kanë kërkuar që të bëhet video inçizimi i seancës.

Kjo është seanca e parë për këtë lëndë. Përndryshe, Gruevski dhe Janakieski janë të përfshirë edhe në aktakuza tjera./Telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale