Gjorçev: Ende nuk e dimë nëse do të bojkotojmë

21:37 | 13 Shkurt 2020

Deputeti nga radhët e OBRM-PDUKM-së Vllatko Gjorçev mbërriti në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

“Ende nuk e dimë se nëse do të bojkotojmë”, theksoi Gjorçev për “TV21”.

Pas tij mbërriti edhe deputeti Trajko Veljanoski, i cili potencoi se do të jenë të pranishëm në seancë.

Ka të ngjarë që deputetët e OBRM-PDUKM-së të jenë në Kuvend në seancën e caktuar për Ligjin për Prokurorinë Publike, por të mos votojnë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara