Gjendet pa shenja jete një person nga Manastiri

20:31 | 15 Prill 2019

60-vjeçari me inicialet T.K. nga Manastiri është gjetur i vdekur në bulevardin Koço Racin.

Nga ndihma e Shpejtë njoftojnë se personit derisa po ecte në bulevard i është përkeqësuar gjendja dhe është rrëzuar, ku si pasojë edhe ka ndërruar jetë . Nga Ministria e Brendshme thonë se nuk ka gjurmë të dhunës.

Me urdhër të prokurorit Publik, trupit është dorëzuar për autopsi./AlsatM/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara