Gjendet një trup pa shenja jete në Shkup

21:46 | 1 Qershor 2020

Nga Ministria e Punëve të Brendshme bënë të ditur se dje në SPB Shkup është denoncuar se në kampin e personave të pastrehë në fshatin Çiçino, është gjetur një 61 vjeçar.

Nga policia thonë se ai ka qenë nga Shkupi dhe ka qenë i vendosur në këtë kamp, njofton Telegrafi Maqedoni.

Vdekjen e ka konstatuar mjeku i ndihmës së shpejtë ndërsa me urdhër të Prokurorit Publik trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara