Gerberich: Çështja nuk është nëse, por se kur do të fillojnë negociatat

15:18 | 20 Qershor 2019

Ambasadori i Gjermanisë në vend, Thomas Gerberich tha se Maqedonia ka shkrua një tregim të suksesshëm të Ballkanit Perëndimor.

“Këshilli i BE-së në Bruksel sot nuk do të marrë vendim për datën sepse ende nuk është sjell vendim nga Bundestagu gjerman. Për këtë vendimi për datën u anulua për tetor. Personalisht jam i bindur se këtë vit do të mund të ketë vetëm një vendim, ndërsa ajo është që të fillojnë negociatat me Maqedoninë e Veriut në përputhje me rekomandimet e KE-së. Pyetja nuk është nëse, por kur do të do të ndodhë kjo”, tha Gerberich, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai tha se kur flet për datën e fillimit të negociatave nuk flet për datën për pranim, por se do të kalojë ende kohë, vite, ndërsa procesi për negociatat e pranimit do të jenë mjaft shfrytëzuese për zhvillimin dhe stabilizimin e demokracisë në vend.

Pavarësisht nga sukseset politike dhe fakti që ligjet e rëndësishme u miratuan në Kuvend me vota nga opozita, tani fillon kjo mënyrë e vështirë duke hapur kapitujt. Askush nuk duhet të lihet në procesin e integrimit, që do të thotë se procesi i integrimit tani duhet të thellohet në mënyrë që çdo qytetar të mund të shohë rezultate. Të gjitha pjesët e shoqërisë, feve, grupeve etnike duhet të bashkëpunojnë për të kapërcyer ndarjen ekzistuese në shoqëri. Qeveria duhet të përqendrohet tërësisht në procesin e reformues që duhet të ofrojë mundësi dhe kushte më të mira jetese për të gjithë”, tha Gerberich./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara