Filipçe: Forma e lehtë e sëmundjes mund të kurohet në shtëpi, por në rast të përkeqësimit duhet hospitalizim i menjëhershëm

10:34 | 30 Qershor 2020

Gjatë vizitës së djeshme në Institutin për sëmundje të fëmijëve – Kozle, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, tha se forma e lehtë e sëmundjes COVID-19 mund të shërohet në kushte shtëpie, nën kontrollin e mjekëve amë.

Por, ai shtoi se në rast të përkeqësimit, menjëherë duhet që pacientët të shtrohen në spital, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Forma e lehtë e sëmundjes mund të kurohet në kushte shtëpie nën kontrollin e mjekëve amë. Por, është shumë e rëndësishme që qytetarët ta dijnë se në rast të përkeqësimit, me rekomandim të mjekut amë, ata duhet të shtrohen në spital. Spitalet kanë kapacitet”, tha Filipçe.

Ai tha se pjesa më e madhe e rasteve të vdekjeve janë pacientë të cilët vonë paraqiten për kurim spitalor, madje 50 përqind e rasteve të vdekjeve janë në ditët e para të shtrimit në spital.

“Për këtë arsye është shumë e rëndësishme, që në rast të përkeqësimit të simptomave, pacientët menjëherë të drejtohen tek mjeku amë dhe të paraqiten në spital”, tha Filipçe.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara