Edhe shtëpitë shëndetësore në Maqedoni do të mjekojnë personat me coronavirus

09:43 | 24 Mars 2020

Qeveria e Maqedonisë mbrëmë vendosi që shtëpitë shëndetësore private jashtë rrjetit të shtëpive shëndetësore të cilat kryejnë veprimtari intensive dhe terapi, do ta kryejnë këtë aktivitet në rrjetin e kujdesit shëndetësor për pacientë me coronavirus.

Vendimi do të jetë i vlefshëm gjatë gjendjes së jashtëzakonshme në vend.

“Fondi i Sigurimeve Shëndetësore i Republikës së Maqedonisë së Veriut do të lidhë kontrata me këto institucione që do të përcaktojnë fushën dhe llojin e shërbimeve shëndetësore që institucioni privat i kujdesit shëndetësor do të sigurojë gjatë periudhës së vlefshmërisë së këtij Dekreti, në përputhje me rregulloret në fushën e sigurimit të detyrueshëm shëndetësor”, thonë nga Qeveria.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara