Diplomati malazez në Bruksel pozitiv me Covid-19

14:37 | 26 Mars 2020

Një diplomat malazez në Bruksel është infektuar me koronavirus, njoftoi sot Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi.

“Është e vërtetë që një nga diplomatët tanë në Bruksel doli pozitiv me koronavirus dje në mëngjes. Mjekët belgë kanë zbuluar se ka simptoma më të buta dhe po ndihet relativisht mirë. Atij iu dha trajtimi në shtëpi dhe 14 ditë izolim. Punonjësit e tjerë, për mbrojtje parandaluese, janë në izolim “, i kanë thënë nga kjo ministr portalit CdM me qendër në Podgoricë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara