Dimitrov: Përfitimet nga NATO dhe BE qytetarët i shohin edhe në luftën kundër coronavirusit

09:40 | 1 Prill 2020

“Përfitimet nga anëtarësimi në NATO dhe nga fillimi i negociatave inkaudruese me BE-në qytetarët i shohin edhe në luftën kundër koronavirusit. Shihet se prej nga na vjen ndihma e parë. BE-ja ka një pako prej 410 milionë eurove për mbarë rajonin, prej të cilave diç nën 70 milionë për vendin tonë”.

Këtë e deklaroi mbrëmë ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov. Sipas tij, anëtarësimi në NATO është vërtetim i shtetësisë sonë dhe e ardhme e sigurt, ndërkaq kur të tejkalohet kjo krizë do të sjellë më shumë investime të huaja, që do ta ngritë standardin jetësor të qytetarëve.

“Me fillimin e negociatave me BE-në do të kemi qasje drejt Fondit për solidaritet të BE-së dhe prej këtu do të shihen benefitet. Do të ketë më shumë nga IPA mbështetja, do të jemi nën thjerrëz më të madhe për atë se si na funksionon shteti juridik, si na funksion liria e mediumeve dhe funksionaliteti i demokracisë sonë. Ne po vihemi në binarë dhe përfundimisht bëmë hap përpara nga vendi i pritjes ku ishim të mbyllur me dekada”, deklaroi Dimitrov për Alsat.

Ai tha se punë e madhe është ajo që në kushte të këtilla të jashtëzakonshme edhe NATO-ja edhe BE-ja gjetën kohë, energji dhe fuqi për t’i sjellë këto vendime.

“Nga njëra anë praktikisht në dy ditë, ne patëm dy suksese të mëdha historike për qëllime që i punuam që nga pavarësia jonë. U bëmë anëtare e NATO-s më 27 mars, dje e pamë të gjithë se si u ngrit flamuri i Maqedonisë së Veriut në selinë në Bruksel. Një ditë më parë liderët e BE-së e konfirmuan vendimin politik të ministrave të vendeve anëtare, përfundimisht të fillojmë negociata inkuadruese menjëherë pas përgatitjes së kornizës negociuese”, deklaroi Dimitrov.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara