Dimitrov: Nevojitet vendim për hapjen e negociatave qasëse pa vonesë

23:53 | 16 Shkurt 2020

Me faktin se në rrugën e deritashme të Maqedonisë për në BE, për perspektivën evropiane të jetë kredibile, nevojitet vendim për hapjen e negociatave aderuese pa vonesë, ka thënë ministri për Punë të Jashtme, Nikolla Dimitorv i cili sot në margjinat e konferencës së sigurisë në Munih ka pasur takim bilateral me Ekaterina Zaharievën, zëvendëskryeministre dhe ministre në MPJ-në e Bullgarisë si dhe me ish kryeministrin e mëparshëm suedez, Karl Bild.

Takimi me Zaharievën siç kanë njoftuar në MPJ është shfrytëzuar për aktivitetet përgatitore në dritën e procesit të Berlinit me të cilin bashkë-kryesojnë dy shtetet dhe realizimin e prioriteteve konform programit të kryesimit të përbashkët.

“Bashkëpunimi i shkëlqyeshëm mes ekipeve të dy vendeve është në frymën e asaj që është qëllim diplomatik- të forcojmë themelet e urave që lidhin vendet e rajonit dhe përmes bashkë-kryesimit të procesit të Berlinit të gjithë bashkë të hapërojmë përpara. Përgjegjësi e madhe, por edhe shans i vërtetë për ne dhe Evropën”, ka thënë Dimitrov.

Shefi i diplomacisë në takimin me Bildin ka këmbyer mendime për situatat aktuale politike në rajon dhe perspektivat evropiane.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara