Deskoska: Ligji për Prokurorinë Publike është i rëndësishëm për shkak të reformave në gjyqësor

13:35 | 13 Shtator 2019

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, tha se miratimi i Ligjit për Prokurori Publike nuk është i domosdoshëm për vazhdimin e lëndëve të PSP-së por për shkak të reformave në gjyqësor.

“Miratimi i ligjit nuk është i domosdoshëm për lëndët e PSP-së, por është i nevojshëm për përmbushjen e detyrimeve nga Strategjia për reforma në sistemin gjyqësor”, tha Deskoska, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ajo theksoi se lëndët e PSP-së do të kenë përfundim dhe në mënyrë të plotë është hequr mundësia e ndonjë ndikimi në mendimin e Gjykatës së Lartë.

Edhe pushteti dhe opozita maqedonase nuk bien dakord për Ligjin e ri për Prokurori Publike.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara