Delegacion i Kuvendit të Maqedonisë, pjesë e Kuvendit të 138-të të Bashkimit ndër-kuvendor në Gjenevë

13:48 | 24 Mars 2018

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi prej sot deri më 28 mars do të mer pjesë në Kuvendin e 138-të të Bashkimit ndër-kuvendor që do të mbahet në Gjenevë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga Kabineti i kryetarit të Kuvendit informojnë se Xhaferi do të kryesojë delegacionin kuvendor, me pjesëmarrës deputetët Tomisllav Tuntev, Jovan Mitrevski, Dimitar Stevananxhija, Rexhail Ismaili, Afrim Gashi, Juliana Nikollova dhe Cvetanka Ivanova, sekretare e përgjithshme e Kuvendit.

Xhaferi do të mbajë fjalim në Kuvendin e Bashkimit ndër-kuvendor, ndërsa janë paralajmëruar edhe takime dypalëshe./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara