Çulev thotë se duhet të respektohet hierarkia në MPB

17:28 | 13 Shkurt 2020

Ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev gjatë vizitës së tij në SPB Shkup tha se “kolegët në MBP duhet ta respektojnë parimin e hierarkisë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, dhe nëse nuk e bëjnë një gjë të tillë do të ketë përgjegjësi disiplinore”.

Në takim me udhëheqësinë e SPB Shkup, është biseduar edhe për kompetencat e ministrit të MPB-së dhe rreth telegramit që dje Çulev e dërgoi, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Qëllimi i këtij takimi është që të sqarohet se ministri është ai që udhëheq me MPB dhe se ai është kompetent që të udhëheqë”, tha Çulev.

Në takim është biseduar edhe për ballafaqimin me krimin, lojën mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës që përbën rrezik të lartë dhe zgjedhjet kuvendare.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara