Boutaris mohon të ketë thënë të ndryshohet emri i aeroportit të Selanikut

16:24 | 13 Shkurt 2018

Kryetari i Selanikut, Yiannis Boutaris ka reaguar ndaj interpretimit të deklaratave të tij për gjoja propozim për ndryshimin e emrit të aeroporti të Selanikut, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, mediat kanë keqinterpretuar deklaratat, dhe se nuk ka propozuar asnjëherë dhe nuk propozon ndryshimin e emrit të aeroportit të Selanikut.

Ai ka shprehur keqardhje që deklarata e tij nuk është publikuar e plotë, duke shkaktuar kështu reagime të ashpra ndaj tij.

Boutaris qëndron në deklaratën se humbës rreth çështjes së emrit është Greqia, pasi që Maqedonia është njohur nga më shumë se 130 vende.

Shpërndaje në rrjete sociale