“Boki 13” shtrohet sërish në spital

12:18 | 12 Shtator 2019

Bojan Jovanovski i njohur si “Boki 13” sot sërish është transferuar në klinikat e Shkupit, pasi është ankuar për dhimbje në burgun hetues “Shkupi”.

Akoma nuk dihet nëse Jovanovski do të mbahet për kurim në spital, ose do të kthehet në burg, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Boki 13” pas arrestimit dhe shqiptimit të masës së paraburgimit, disa herë nga burgu është transferuar në spital, duke u ankuar për dhimbje nga operacionet.

“Boki 13” së bashku me Zoran Milevskin dhe kryeprokuroren speciale në largim Katica Janeva, janë të dyshuar në rastin “Haraçi”

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara